Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Dr Merita Bytyqi përmes një postimi në facebook ka treguar gjendjën me Covid-19 në Komunën e Lipjanit nga dita e parë e pandemisë.
Sipas Dr.Bytyqit në total nga dita zero e Pandemisë deri më sot gjithsejt 338 raste pozitive dhe 245 të shëruar, transmeton LipjaniNews.
Postimi i plotë:
Raport javor Covid-19 në Komunën tonë!
Qytetarë të nderuar, edhe këtë javë që lamë pas, për fat të mirë kemi rënje të lakorës së rasteve të reja të infektuara në Covid-19!
Nga rezultatet zyrtare të konfirmuara nga IKSHPK, këto 7 ditë rezultuan gjithsejt 11 raste të reja pozitive nga 49 qytetarë të testuar, ndërsa 26 të tjerë u shëruan!
Në total nga dita zero e Pandemisë deri më sot kemi gjithsejt 338 raste pozitive dhe 245 të shëruar! Numër zyrtar të atyre që humben jetën nuk kemi, por për ata që e dimë nga burimet jozyrtare, Drejtoria e Shëndetësisë në Lipjan ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta më të dashurëve të tyre, ndërsa të gjithë të infektuarëve i’u uron shërim të shpejt!
Bashkë do t’ia dalim!
Me respekt,
Dr. Merita H. Bytyqi
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan
/LipjaniNews/


