Bilanci gjatë muajit Mars me Covid-19 në Lipjan: 534 raste pozitive, 457 të shëruar, 6 të vdekur

PUBLIKUAR

Gjatë muajit mars në Komunën e Lipjanit me Covid-19 pozitiv kanë rezultuar 534 persona ndërsa 457 të shëruar dhe 6 të vdekur.
Sipas Drejtoreshës së  Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Dr.Merita Bytyi bëhet e ditur se që nga fillimi i Pandemisë e deri më sot në Komunën tonë janë 2518 raste pozitive në Covid19, 1752 janë të shëruar dhe 37 të vdekur, transmeton LipjaniNews.
“Pandemia Covid-19 gjatë muajit Mars në Komunën tonë, Të nderuar qytetarë, numri I rasteve pozitive në Komunën tonë, dita ditës po rritet. Shifrat janë alarmante edhe në nivel vendi dhe kjo nuk është aspak mirë! Statistikat gjatë këtij muaji gjithashtu nuk janë aspak të mira edhe në Komunën tonë! Gjatë muajit mars u realizuan 3113 (prej këtyre 1954 nga Qkmf) dhe prej tyre 534 kanë rezultuar pozitiv, 457 janë të shëruar dhe fatkeqsisht 6 të vdekur”, ka shkruar Dr.Bytyqi
“Që nga fillimi i Pandemisë e deri më sot në Komunën tonë janë 2518 raste pozitive në Covid19, 1752 janë të shëruar dhe 37 të vdekur! Gjithsej testime që nga janari I këtij viti janë gjithsej 5326 përfshirë këtu edhe testimet me rapid teste në QKMF. Thirrjet tona institucionale për respektimin e masave do t’i bëjmë vazhdimisht”, ka thënë Bytyqi.
LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...