BIK-u pezullon namazin e xhumasë dhe faljen e namazeve me xhemat në xhami

PUBLIKUAR

Myftiu Naim Tërnava ka dalë me një sërë vendimesh për besimtarët islamë në mënyrë të që të mbrohen nga përhapja e koronavirusit.

Ai ka pezulluar përkohësisht xhumanë dhe faljen e namazeve në xhami me xhemat.

Disa nga vendimet e marra sot janë këto:

– Është obligim fetar që t’iu përmbahemi vendimeve dhe masave të rekomanduara për parandalimin e përhapjes së virusit nga organet kompetente
– Ndalohet mësimi në të gjitha institucionet arsimore fetare në të gjitha xhamitë dhe puna në konviktet islame të Kosovës.
– Anulohet përkohësisht mbajtja e ligjëratave, seminareve dhe takimeve të ndryshme të xhematit
– Pezullohet organizimi i umres deri në një vendim tjetër
– Të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve mësimore si në FSI, konvikte, medrese, objektet administrative të BIK-ut dhe të gjitha objektet fetare si xhamitë e të tjera.
– Pezullohet përkohësisht namazi me xhemat edhe i xhumasë, ndërsa besimtarët porositën që ta falin namazin e drekës si zëvendësim i xhumasë, ndërsa ezani do të vazhdojë të thirret në çdo kohë.

Po ashtu, është marrë vendim që të pezullohen të gjitha tubimet me rastin e ngushëllimeve, të pameve, ndërsa ceremonia e varrimit të organizohet në një rreth sa më të ngushtë fetar.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...