BIK: Na është dhënë leja përfundimtare për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) për kërkesën e saj drejtuar institucionit lokal për leje-ndërtim të Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës sot ka marrë vendimin për leje ndërtimi për Xhaminë qendrore në kryeqytet.

Sipas vendimit që e mbanë datën 13 qershor, Bashkësisë Islame i lejohet ndërtimi i kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

“I LEJOHET kërkuesit, Bashkësisë Islame të Kosovës ndërtimi i Xhamisë në Lagjen Dardania në Prishtinë, në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës”, thuhet në vendimin e komunës së Prishtinës.

Lajmin për këtë leje për Telegrafin  ka konfirmuar edhe zëdhënësi i zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.

“Po, e vërtetë është, sot është dhënë leje përfundimtare për ndërtimin e xhamisë qendrore”, ka deklaruar Sadriu në një përgjigje për Telegrafin.

Ndërtimi i kësaj xhamie të madhe ka qenë kërkesë e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që nga përfundimi i luftës, me argumentimin, se në xhamitë ekzistuese nuk ka vend për falje të besimtarëve musliman.

Bashkësia Islame kërkonte që Xhamia e Madhe të ndërtohet në qendër të Prishtinës, por Komuna e Prishtinës kishte vështirësi në gjetjen e lokacionit.

Pas shumë debatesh e negociatash që kanë zgjatur me vite, Komuna e Prishtinës dhe BIK-u u pajtuan që xhamia të ndërtohet në lagjen Dardania, në shesh-parkimin e Telekomit të Kosovës.

Guri themeltar i xhamisë është vendosur në vitin 2012, por që nga ajo kohë deri në fillimin e punimeve ka pasur vështirësi në realizimin e projektit nga BIK./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...