Bierhoff: Low nuk do të shkojë në Real Madrid

PUBLIKUAR

Oliver Berhoff është i lumtur që trajneri i Gjermanisë ka nënshkruar kohëve të fundit kontratë të re dhe se ai nuk do të këtë mundësi që të shkojë në Real Madrid

Me Zinedine Zidane që u largua nga Real Madridi papritur të enjten, Oliver Bierhoff ka shprehur kënaqësinë e tij që Joachim Low ka nënshkruar kontratë të re me Gjermaninë.

Menaxheri i skuadrës gjermane Bierhoff ishte njëri që ka kërkuar vazhdimisht që ai të këtë kontratë të re dhe e ka lidhur atë me Low deri në vitin 2022 dy javë më parë.

“Mirë, është pak befasi, por kur i shikon finalet e Ligës së Kampionëve, ai është më të vërtetë i relaksuar dhe ta jep ndjenjën që ai dëshiron të kënaqet me çdo gjë”, ka thënë Bierhoff për Zidane.

“Kur e pashë gjuhën e tij të trupit mendova “A është duke menduar ai për ndo gjë? A është duke u larguar nga klubi? Është më të vërtetë e vështirë për këtë klub kjo gjë”, ka thënë Bierhoff.

“Nuk e di çfarë alternativash ata kanë. Ne jemi të kënaqur që ja kemi zgjatur kontratën Jogi Lowit – kjo ishte një gjë e mirë. Nuk ka shumë menaxher që mund të jenë në treg në linjë me një klub kaq të madh, natyrisht, aq me pak që ai la trashëgimi të madhe pas”.

“Por, duke përjashtuar këtë Real gjithmonë është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ata kanë një skuadër të madhe dhe ndoshta ky ndryshim është hapi i radhës për ta. Jam kurioz të di se kush do të jetë menaxheri i tyre i ardhshëm”, ka thënë në fund gjermani. /GazetaExpress/ 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...