Bielsa braktis Lacion, Tare kthen sytë kah De Biasi

PUBLIKUAR

Situata qesharake që po përjeton skuadra e Lacios mund të ketë pasoja edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit

Klubi italian është braktisur nga trajneri Marcelo Bielsa, dy ditë pasi ai kishte arritur akordin me Lacion, duke shkaktuar një krizë të mirëfilltë te skuadra që kishte pretendime të mëdha në këtë sezon.

Ndërsa presidenti Klaudio Lotito ka lajmëruar se do të hedhë në gjyq trajnerin argjentinas, ai ka udhëzuar menjëherë Igli Taren që të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për të. Mediat italiane raportojnë se një prej kandidatëve më të mundshëm për Lacion është Xhani De Biazi. Trajneri i kuqezinjve ka qenë prej kohësh në orbitën e Lacios, por palët nuk kanë diskutuar asnjëherë konkretisht mundësinë e emërimit të tij në stolin e bardhekaltërvem shkruan Panorama.

De Biazi ka marrëdhënie shumë të mira me Igli Taren, siç e ka pranuar vetë pak muaj më parë. Tani mbetet të kuptohet nëse kjo miqësi do të jetë aq e fortë sa për ta bindur atë të braktisë projektin me Shqipërinë për t’iu bashkuar këtij klubi që me emërimin e De Biazit do t’u mbyllte gojën të gjithë kritikëve.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...