Bieber: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza

PUBLIKUAR

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.

Ai përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s.

“Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtëse e vetme për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”, ka shkruar Bieber.

Bieber më tej ka shkruar se një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiq mund të vazhdojë pa shumë ndryshime drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme.

Reklama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...