Bie niveli i investimeve të huaja në Maqedoni

PUBLIKUAR

Derisa investimet e huaja të drejtpërdrejta anembanë botës gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje për 36 për qind, në Evropën Qendrore dhe Lindore ata janë zvogëluar për 26,7. Këtë e tregon analiza e Institutit për hulumtime ekonomike nga Vjena (VIIV), ka njoftuar televizioni austriak ORF, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij hulumtimi bë Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, përkundër kësaj, shikuar në tërësi ka rritje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta për 48 për qind, por situata në vende individuale të rajonit është shumë më ndryshe.

Kështu në Bosnjë dhe Hercegovinë është vërejtur një minus prej 41 për qind, ndërsa në Maqedoni investimet kanë rënë për 23 për qind. Për dallim nga këto dy vende Kosova ka një rritje prej madje 115 për qind të investimeve të drejtpërdrejta, ndërsa Mali i Zi shënon rritje prej 68 për qind.

Nëse bëhet një krahasim i numrave absolut për rajonin, atëherë mund të arrihet në përfundim se niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vitin 2015 ka qenë më i ulëti në shtatë vitet e fundit.

SHIKO MË SHUMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...

​Tronditëse në Llap, i mituri qëllon aksidentalisht vëllanë 10-vjeçar me kallash

Një fëmijë 10-vjeçar është plagosur me armë zjarri të premten në Podujevë, por ndodhet...

“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot,...