Bie në 10 minuta koha e pritjes nëpër pikat kufitare

PUBLIKUAR

Mërgimtarët nga shumë vende të Evropës këtë pjesë të verës zgjedhin ta kalojnë në Kosovë, por ata që vijnë përmes rrugëve tokësore shpesh ballafaqohen me kolona të gjata.

Së fundmi pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në gjashtë orë, por njëjtë nuk janë në këto orë të hershme të ditës së shtune.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga 5 deri në 10 minuta janë pritjet si për të hyrë ashtu edhe për të dalë nga territori i Kosovës.

Në pikat më të ngarkuara kufitare te Dheu i Bardhë e sikurse në Merdarë pritjet janë 3-5 minuta.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme mërgimtarët kanë pritur deri në gjashtë orë për të hyrë. /Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Komisioni për Ekonomi miraton prioritetet, për dhjetor ftohen Rizvanolli e Kusari-Lila

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion kanë vendosur që gjatë...

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të...

Mot me diell, temperatura maksimale 20 gradë celsius

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga...