Bie edhe më shumë interesi për t’u vaksinuar në Kosovë

PUBLIKUAR

Interesimi për t’u vaksinuar ka rënë së fundmi në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Në 24 orët e fundit në vend janë administruar 2 mijë e 25 doza të vaksinave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 599 mijë e 372.

847 mijë e 7 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.025 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.599.372 doza të vaksinës. Deri më sot 752.365 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.544 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga kjo ministri./Express/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...