Bie çmimi i Bartras

PUBLIKUAR

Marc Barta mund të largohet nga Barcelona nëse ndonjë klub paguan 12 milionë euro.

Agjenti i lojtarit ka thënë se klienti i tij është i lumtur në Camp Nou, megjithatë nuk e përjashton mundësinë e shitjes.

“Është mirë që hierarkia e klubit beson në të”, ka thënë agjenti Javier Diaz për FCInterNews.

“Marc është shumë i lumtur te Barcelona, por nëse ka ndonjë interesim të vërtetë nga klubet ku do të kishte më shumë hapësirë, atëherë ne do t’i dëgjonim dhe do të merrnim vendimin tonë”.

“Klauzola e largimit të tij ka rënë në 12 milionë euro, pasi nuk i ka bërë disa paraqitje. Por kjo zgjat deri me 1 korrik dhe pastaj bëhet sërish 30 milionë euro”, ka shtuar ai.

Interi është ndër klubet e interesuara për shërbimet e Bartras. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...