Biden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se korrupsioni është kancer, dhe nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia për të ecur përpara nuk do të jetë e mundshme.

“Njerëzit investojnë vetëm nëse ka transparencë, nëse ka zbatim të ligjit. Ata do të investojnë vetëm nëse nuk ka frikësim”, ka thënë Biden, përcjell Telegrafi.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se që të shfrytëzohet talenti që kanë kosovarët, duhet të vazhdohet të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Qeveria të vazhdojë ta luftojë pandëshkueshmërinë. Kjo edhe duke parandaluar zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punën e tyre në shërbimet publike”, ka thënë ndër tjerash Biden.

SHIKO MË SHUMË

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës sot, këto janë zonat që preken nga punimet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...