Bia Khalifa thotë se i kanë gjetur Albës telefon brenda shtëpisë

PUBLIKUAR

Bia Khalifa doli të premten nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo në një live në rrjete sociale konfirmoi një nga lajmet që ka qarkulluar edhe më parë.

Bëhet fjalë për një telefon të Alba Pollozhanit, ku pati fjalë se ia kanë gjetur në shtëpi.

Bia e pranon këtë dhe thotë se më pas nuk u diskutua si çështje brenda atij formati.

Produksioni ndërkaq nuk ka komentuar e as nuk ka reaguar në lidhje me këtë.

Mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë ndonjë sqarim nga ana e tyre, pasi është shkelje shumë e madhe për një shou të tillë.

Ka shumë gjëra edhe të tjera që nuk janë konfirmuar e që ngelen nën hije, ndonëse shpesh bëhen virale në TikTok.

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...