Beyonce, promovon koleksionin “Ivy Park” në bashkëpunim me “Adidas”-in

PUBLIKUAR

Ajo është e vetëdijshme për linjat e saj dhe di si ta tërheqë vëmendjen.

Beyonce vërtetoi se ajo ishte po aq e mirë për të bërë zhurmë në mediat sociale kur promovoi bashkëpunimin e saj me “Adidasin” për koleksionin “Ivy Park” këtë të martë, transmeton Indeksonline.

Superylli i muzikës, 38-vjeçarja postoi një imazh të “zjarrtë”, me atletet nga linja e saj e re.

Një atlete e vetme shihet varur rreth kofshës së divës së muzikës, e vendosur në mënyrë perfekte për të tërhequr vëmendjen maksimale.

Duke lënë flokët e saj të gjatë lëshuar, ikona e pop-it e veshur me të brendshme dhe çizme të gjata, tregoi format e saj të mrekullueshme.

Tani fansat më në fund kanë disa pamje të bashkëpunimit të saj të shumëpritur të “Ivy Park” me gjigantin e atleteve, Adidas, i cili promovohet më 18 janar.

Beyoncé, ka ndarë disa fotografi dhe një video në Twitter, Instagram dhe YouTube të mërkurën për të paralajmëruar këtë koleksion./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...