Beyonce habit fansat: del në skenë me cigare dhe mahnit me një performancë spektakolare

PUBLIKUAR

Beyonce i la të gjithë pa fjalë gjatë koncertit të saj të fundit në Paris, ku u shfaq me një cigare në dorë në skenë, gjatë turneut të saj “Cowboy Carter”.

Teksa performonte përpara një stadiumi të mbushur plot, ylli i muzikës botërore bëri sikur po pinte duhan me rekuizitën në dorë, duke shtuar një element të ri teatral në skenografi.

E veshur me një korse të shndritshëm argjendi, pantallona të shkurta me bel të lartë dhe çizme të gjata kaubojsh, Beyonce ndezi atmosferën, ndërsa jeleku prej leshi me bisht të gjatë i rridhte pas.

Koncerti mori edhe më shumë emocion kur në skenë iu bashkua burri i saj, Jay-Z, për një performancë surprizë – e para e përbashkët në shtatë vjet.

Por, surprizat nuk mbaruan me kaq. Beyoncé këndoi edhe me vajzën e saj Blue Ivy, duke e kthyer mbrëmjen në një ngjarje familjare. Në publik ndodhej edhe nëna e saj, Tina Knowles, dhe vajza e vogël Rumi.

Në anën tjetër, Jay-Z dërgoi një mesazh të heshtur por të qartë për Kanye West, me të cilin ka pasur tensione së fundmi. Ai ndryshoi një varg të këngës “N***** in Paris”, duke e zëvendësuar emrin e Kanye-t me “Bey”, një gjest që fansat e interpretuan si përfundim i marrëdhënies mes dy reperëve pas komenteve fyese të Kanye ndaj familjes Carter, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, burime të afërta kanë zbuluar se vajza 12-vjeçare e çiftit, Blue Ivy, është gati të ndjekë gjurmët e prindërve të saj në muzikë.

Ajo thuhet se është duke përgatitur materiale me ndihmën e Solange Knowles dhe producentit The-Dream, dhe fansat mund të presin një debutim të saj së shpejti.

Koncerti i fundit në Paris nuk ishte vetëm një mbrëmje muzike – ishte një spektakël i plotë emocion, simbolikë dhe mesazhesh të forta për dashurinë, familjen dhe fuqinë artistike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...