Betisi e trondit Barcelonën në rikthimin e Leo Messit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Real Betisi e ka ndërprerë serinë negative prej katër ndeshjeve radhazi pa fitore në La Liga, në mënyrën më sensacionale të mundshme, duke e mposhtur bindshëm Barcelonën 4-3 të dielën në “Camp Nou”, pikërisht në rikthimin e Leo Messit nga lëndimi.

Betis kishte tri humbje radhazi dhe një barazim në ligë para se të udhëtonte drejt Katalonjës për t’u përballur me Barcelonën, që e riktheu në formacion njeriun kryesor, Lionel Messin, pas disa javës mungese shkaku i thyerjes së dorës, ama duket se këtu s’i bënë përshtypje skuadrës së Quique Setien që i tronditi vendasit 4-3, raporton Gazeta Express.

Firpo Junoir hapi serinë e golave për mysafirët pas vetëm 20 minutave lojë, duke shënuar pas një super kundërsulmi të Betisit.

Nuk vonoi shumë dhe Joaquin e konfirmoi qëllimin e Betisit për ta mundur Barçën, duke e dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 34-të.

Ernesto Valverde vendosi t’i bëjë dy ndryshime herët në pjesën e dytë për ta shmangur atë që doli të jetë humbja e dytë në ketë edicion të La Ligës, duke sjellë në lojë Arturo Vidalin për Arthurin dhe El Haddadin për Malcomin.

Kjo dha fryt sapo pak, basi Barça fitoi penallti dhe e ngushtoi në 1-2 rezultatin, kur Leo Messi realizoi në minutën e 67-të.

Por, Lo Celso ua preu këmbët lojtarëve vendas duke shënuar për 3-1 falë një gafe të pafalshme dhe të paparë më herët të Ter Stegen – 20 minuta para përfundimit.

Vidal e riktheu Barçën në lojë edhe një herë tjetër, dhjetë minuta para fundit, duke shënuar në portën bosh pas një asisti nga El Haddadi.

Një aksion tjetër tipik i Betisit bëri që Canales ta rikthejë epërsinë prej dy golave, kur shënoi për 4-2 në minutën e 83-të.

Lionel Messi realizoi edhe një herë në minutën e dytë shtesë, por pamjaftueshëm për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja e dytë në 12 ndeshje këtë sezon.

Barcelona, megjithatë, mbetet lidere edhe përkundër humbjes, pasi ka 24 pikë, një më shumë se Atletico Madrid në pozitën e dytë.

Betis tani ka 16 pikë në pozitën e 12-të. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...