Betejë mes Milanit dhe Napolit për talentin hungarez

PUBLIKUAR

Milani dhe Napoli janë futur në një betejë në tregun e lojtarëve për t’i siguruar shërbimet e talentit hungarez Dominik Szoboszlai.

19-vjeçari ka rënë në sytë e shumë klubeve të mëdha me paraqitjet e tij mbresëlënëse për Red Bull Salzburg këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka shënuar plot shtatë gola në tetë ndeshjet e fundit në ligë dhe ka rënë në radarin e Chelseat, Paris Saint-Germainit dhe Atletico Madridit.

Por janë dy klubet italiane që kanë shfaqur interesim më të madh për të.

Raportohet se Milani dhe Napoli janë duke i përgatitur ofertat për të.

Salzburg i kërkon 25 milionë euro për të, një çmim ky që po vlerësohet si si vlefshëm për një 19-vjeçar te talentuar si ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...