Betejë mes Manchester Unitedit dhe PSG-së për Dembelen

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është futur në garë për ta blerë Ousmane Dembelen e Barcelonës në çastet e fundit, duke i bërë konkurrencë Paris Saint-Germainit.

PSG-ja ka arritur marrëveshje tashmë me Barçën për Dembelen, por Unitedi i ka futur tani hundët në garë për shërbimet e francezit, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave britanike, Unitedi i ka kontaktuar përfaqësuesit e Dembeles në ditën e fundit të afatit kalimtar të dimrit.

Djajtë e kuq janë në kërkim të një sulmuesi, pas largimit të Anthony Martialit në huazim te Sevilla.

Jesse Lingard pritet të largohet po ashtu, ndërsa Mason Greenwood është përjashtuar nga klubi përkohësisht, pasi u arrestua nën dyshimet për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës.

Barcelona i pagoi 116 milionë euro për Dembelen në vitin 2017 dhe i ka kërkuar atij të pranojë ulje page ose të largohet.

Katalonasit mezi presin ta largojnë Dembelen, në mënyrë që t’i hapin rrugë afrimit të njërit prej sulmuesve, Alvaro Morata apo Pierre-Emerick Aubameyang./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...