Beteja për 17 korrikun

PUBLIKUAR

beteja-p-euml-r-17-korrikun_hdPropozimi për rendin e ditës së seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës pritet të bëhet më së largu deri më 12 korrik.

Kjo dinamikë, përcaktohet nga fakti që presidentja Atifete Jahjaga ka caktuar seancën konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës më datën 17 korrik.

Andaj, tani u mbetet kryetarit në largim nga përbërja e kaluar e Kuvendit, Jakup Krasniqit si dhe ish-anëtarëve të Kryesisë që të thërrasin takimin me liderët e partive që kanë siguruar ulëse në Kuvend, për të propozuar rendin e ditës.

Sipas Rregullores së Punës, propozimi i rendit të ditës duhet të bëhet më së largu pesë ditë para seancës konstitutive.

Marrë parasysh që data 17 korrik është e enjte, nëse jo gjatë vikendit, ky takim mund të mbahen edhe gjatë kësaj jave.

Nga ai takim, do të nisë edhe zyrtarisht beteja politike ndërmjet PDK-së në njërën anë dhe bllokut LDK, AAK dhe Nisma në anën tjetër për grupin më të madh parlamentar dhe postin e kryetarit të Kuvendit.

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...