Beteja me Serbinë për njohjet, Haradinaj në zyrë te Pacolli

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se në një takim me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollin, kanë diskutuar për sfidat të cilat Kosova po ballafaqohet në planin diplomatik, veçanërisht me betejën rreth njohjeve.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, ishin në fokus të diskutimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

“Gjatë një vizite pune, u njoha me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejën rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë. Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo”, ka shkruar Haradinaj.

Statusi i plotë i Kryeminisrtit:

“Konsolidimi i diplomacisë së Kosovës në botë, politika parimore krahas organizatave ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale e multilaterale, integrimet euro-atlantike si dhe njohjet e reja ishin në fokus të diskutimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Gjatë një vizite pune, u njoha me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova në planin diplomatik, veçanërisht me betejen rreth njohjeve që janë target nga oponentët tanë. Në temat e politikës së jashtme jemi unikë dhe me qeverisjen stabile e zbatuese garantohet imazhi i mirë dhe përfaqësimi i denjë i Kosovës kudo”.

Dimë që Serbia tash e sa kohë po lobon në shtetet e ndryshme për mos njohjen e Kosovës. Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, madje, pothuajse secilën ditë tregon emrat e shteteve, siç thotë ai, kanë tërhequr njohjet ndaj Kosovës, por edhe i falënderon shtete që nuk e kanë njohur ende Kosovës si shtet./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...