Beteja kushtetuese për kryetarin e Kuvendit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

timthumb

Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku i partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, pritet t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik.

Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Profesori Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese thotë se pas seancës së 21 gushtit gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë lëndën dhe me vota të fshehta do të marrin vendimin.

Sipas pozicioneve të njohura tashmë, PDK-ja pritet ta konsiderojë jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës, duke pretenduar se vetëm kjo parti politike mund të ketë kryetarin e Kuvendit. Kurse, blloku LDK, AAK dhe Nisma do të mbrojë votimin për Mustafën në seancën e 17 korrikut dhe do të kërkojë që të vazhdojë puna e nisur e Kuvendit dhe zgjedhja e të gjitha organeve të reja.

“Kur paneli të konsideron se çështja është trajtuar mjaftueshëm, e mbyll seancën publike dhe tërhiqet në gjykim. Në gjykim, edhe aty diskutohet, votohet me vota të fshehta, numërohen votat dhe shpallet vendimi me shumicë të votave të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese”, sqaron Smaka.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit ka mundur të zgjidhet shumë shpejt, ngase konsideron se nuk është aq e ndërlikuar sa po prezantohet në opinion.

“Kjo çështje ka mundur të trajtohet, gjykohet brenda më së shumti dy javësh, e pse jo edhe një jave. Kjo do të ishte në favorin e vendit, sepse sa më parë që të konstituohej Kryesia e Kuvendit do të formohej më shpejt edhe qeveria. Vendi ka nevojë për institucione që kanë legjitimitet dhe legalitet”, vlerëson profesori Smaka.

Vendimi që do të merret në Gjykatën Kushtetuese mund të ketë ndikim të madh nëse Kosova do të arrijë t’i formojë institucionet apo do të detyrohet të shkoj në zgjedhje të reja të parakohshme.

Smaka mendon se të dyja opsionet janë të mundshme, ngase bllokimi eventual në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, sado që nuk parashihet me Kushtetutë se e çon vendin në zgjedhje, detyrimisht do ta dërgonte drejt zgjedhjeve.

“Nëse nuk do të zgjidheshin kryetari dhe kryesia e Kuvendit, del se do të duhej medoemos të shpalleshin zgjedhjet, sepse Kuvendi nuk do të mund të funksiononte pa Kryesi”, thekson Smaka.

Zgjedhjet e 8 qershorit nxorën si fituese Partinë Demokratike të Kosovës të drejtuar nga kryeministri në largim Hashim Thaçi, mirëpo kjo parti hasi në bojkotin e katër subjekteve tjera jo fituese të zgjedhjeve për të bashkëpunuar.

Kështu ishte krijuar blloku i partive opozitare LDK, AAK dhe Nisma të cilat kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja pa PDK-në, duke llogaritur se do ta kenë edhe mbështetjen e pakicave.

Në disa raste ky bllok ishte përafruar edhe me lëvizjen Vetëvendosje, por më të cilën përveç pajtimit se nuk do të bashkëpunojnë me PDK-në, nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër. /REL/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...