Besimtarët myslimanë në gjithë botën këtë të shtunë festojnë festën e Kurban Bajramit, që mbahet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvjetshëm në Mekë.
Kjo festë disa ditore, e njohur si Festa e Sakrificës, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët, njofton Klankosova.tv.
Në këtë festë kujtohet vullneti i Ibrahimit për ta sakrifikuar të birin e tij për Zotin në këtë ditë. Kjo ditë tash shënohet me sakrificën tradicionale të një kafshe (kurbani).
Klan Kosova ka nisur transmetimin e faljes së Kurban Bajramit direkt nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Mbulimi special televiziv ka nisur në orën 04:30, derisa drejtpërdrejt transmetohet edhe falja e namazit të Kurban Bajramit që do të bëhet në orën 05:43.
Në këtë program, festës i këndon Egzon Ibrahimi, ilahisti që këtë vit mori çmimin e publikut në garën e këngëve fetare në Stamboll.


