Besimtarët japin vitrat për nevojtarët

PUBLIKUAR

besimtar-euml-t-po-japin-vitrat-p-euml-r-nevojtar-euml-t_hd
Kanë mbetur edhe pesë ditë për të agjëruar, ndërsa besimtarët myslimanë po e kryejnë një obligim tjetër.

Në xhami dhe Bashkësinë Islame të Kosovës, ata po japin vitrat.

Hadithi i Ibni Omerit thotë se “Pejgamberi (alejhi selam) e ka bërë sadakatul fitrin obligim një sa’a (që është i barabartë me 2.400 kg) hurma apo grurë, për robin dhe të lirin, për burrin dhe gruan, për të vegjlit dhe të mëdhenjtë prej myslimanëve”.

Nga BIK-u thonë se për çdo agjërues dhe besimtar po kryhet një obligim, në vlerë të dy shujtave ditore.

Shuma është prej 2-10 eurove, sipas mundësive ekonomike.

“Nuk ka më kënaqësi se me i ndihmu atij në nevojë”, thotë një besimtar për Klan Kosova, ndërsa një tjetër shton: “Më mirë t’i japim në Bashkësinë Islame të Kosovës, se e dimë ku po shkojnë”.

Vitrat do të jepen deri në ditën kur falet namazi i Bajramit. /Klan Kosova/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...