Besim Beqaj godet Avdullah Hotin: Po e fut Kosovën në borxhe (Video)

PUBLIKUAR

Më shumë se zhvillimet politike ato ekonomike po dalin të jenë pika kryesore e mosmarrëveshjeve në mes te koalicionit qeveritar PDK-LDK.

Sipas anëtarit të kryesisë së PDK-së dhe deputetit Besim Beqaj, me vendimet e marra nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, qytetari i Kosovës gjatë vitin 2015, ka humbur miliona euro. Në “InfoBox” te RTV Dukagjini, Beqaj shpjegon edhe arsyen se pse ka qenë kundër rritjes së TVSH-së. Ky deputet ka goditur fort ministrin Hoti për politika që ai po i ndjek në këtë drejtim.

Beqaj është shprehur edhe kundër projektligjit për investimet strategjike. Sipas tij forma aktuale e këtij dokumenti eliminon transparencën në prokurim.
Beqaj,është ndalur edhe tek Doganat dhe ATK duke thënë se PDK edhe në këtë proces do të jetët kundër bashkimit e Doganave me ATK-në në formën e prezantuar nga Ministri i Financave.

Sipas Beqaj qeveria në mënyrë shumë të shpejt është duke e rrituri borxhin publik e që nuk lejohet që me ligj të shkoj më shumë se 40 % nga GDB e një rritje e shpjet sipas tij gjithmonë është e rrezikshme sepse mund të ketë efekt jo korrekte.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...