Besiktas blen kartonin e Erkinit prej Interit

PUBLIKUAR

Lojtari i Interit, por i huazuar te Besiktasi, Caner Erkin, ka pësuar një lëndim shumë serioz.

Mbrojtësi turk gjatë ndeshjes kundër Antalyaspor është lënduar në tendën e Akilit në këmbën e majtë dhe kështu do të jetë i detyruar të jetë jashtë fushës deri në tetë muaj.

Skuadra turke ka të drejtën ta blejë futbollistin në fund të sezonit, por këtë mundësi po dëshiron ta shfrytëzojë këto ditë, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave turke, Besiktas po shfrytëzon opsionin e blerjes prej një milion euro dhe në këtë formë dëshiron ta ketë lojtarin edhe vitin e ardhshëm.

Ndërkohë futbollisti u vizitua në spital prej trajnerit të kombëtares turke, Fatih Terim, strategu i Besiktasit, Senol Gunes dhe kapiteni i gjigantit turk, Tolga.

Ndryshe, Erkin kaloi në radhët e Interit me parametra zero prej gjigantit turk të Fenerbahçes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...