Besart Berisha ia siguron fitoren Melburnit me një gol të bukur

PUBLIKUAR

Besart Berisha shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e dytë për t’ia dhuruar fitoren 2-1 Melbourne Victory kundër Newcastle Jets në kuadër të League A të Australisë të premten në “AAMI Park”.

Kosovari 32-vjeçar i kaloi vendasit në epërsi tetë minuta brenda pjesës së dytë dhe ia siguroi fitoren skuadrës së tij, transmeton Express.

Melbourne tani ka 19 pikë dhe renditet e 3-ta në League A të Australisë, me gjashtë pikë më pak se Newcastle Jets në vendin e dytë dhe 12 pikë më pak se Sydney në vendin e parë.

Ky ishte goli i pestë për Berishën këtë sezon në ligen australiane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...