Bersant Celina shënon në barazimin e Ipswichit

PUBLIKUAR

Bersant Celina ia ka siguruar së paku një pikë skuadrës së tij, Ipswich Town, ndaj Oxford United, në ndeshjen e javës së 39-të në League One.

Ipswich luajti baras në udhëtim te Oxfordi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Për mysafirët shënoi Bersant Celina në minutën e 70-të. Reprezentuesi i Kosovës luajti për 87 minuta sot.

Vendasit nuk u dorëzuan në këtë përballje dhe barazuan rezultatin në fundin e ndeshjes, me Luke McNally që shënoi në minutën 90+5.

Ipswich Town pas këtij barazimi ka 61 pikë dhe renditet i nënti në tabelë, teksa Oxford United është i pesti me tetë pikë më shumë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...