Bernardo Silva nuk e fsheh deshirën për t’u rikthyer te Benfica

PUBLIKUAR

Bernardo Silva dëshiron që të rikthehet te ish-skuadra e tij, Benfica.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, konfirmoi që në fillim të sezonit se klubi nuk donte ta shiste mesfushorin, pavarësisht interesimit nga Barcelona, transmeton Gazeta Express.

Silva ishte i lidhur me një lëvizje të bujshme prej 80 milionë eurosh drejt “Camp Nou”, por besohet se Guardiola bllokoi çdo mundësi për një largim të mundshëm.

Megjithatë, portugezi është i hapur për t’u rikthyer në Benfica në të ardhmen.

“Dua të kthehem në Benfica për t’i ndihmuar ata, por jo për të varur këpucët atje”, tha Silva për “Record”.

“Ëndrra ime nuk ishte të luaja për klubin më të mirë në botë, ishte të luaja për Benfican. Kam filluar aty, por kam luajtur shumë pak. Arritja e këtij niveli është një burim krenarie për mua, sepse tani jam në një nga klubet më të mira në botë”, shtoi ai.

28-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...