Bernardo Silva e kërkon largimin, City i do 90 milionë euro për të

PUBLIKUAR

E ardhmja e Bernardo Silvas është bërë një temë aktuale tek Manchester City.

Klubi anglez, i cili rrezikoi ta humbiste yllin portugez gjatë verës që shkoi, e ka planifikuar një takim me lojtarin dhe me menaxherin e tij për të diskutuar rreth situatës aktuale me të.

Edhe pse trajneri Pep Guardiola e konsideron Silvan si mjaft të rëndësishëm, ish-futbollisti i Monacos duket se e ka kërkuar largimin.

Për këtë siguron mediumi anglez “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, përfaqësuesi portugez synon të transferohet në Spanjë tek Barcelona.

“Citizens” nga ana e tyre janë të gatshëm ta shesin lojtarin e krahut të djathtë, i cili mund të luajë edhe në qendër të mesfushës, por për të i kërkojnë 90 milionë euro.

Nga ana e tyre, “Blaugrana” nuk e kanë prezantuar ende ofertën për Silvan, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...