Bërnabiq: Serbëve në Kosovë po u soset durimi

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka folur me ton kërcënues nga një konferencë regjionale në Novi Sad të Serbisë.

Ajo ka thënë se serbëve të Kosovës po u soset durimi.

Sipas Bërnabiq, ata janë në fund të durimit dhe forcës. Serbët, ka thënë ajo, kanë tentuar të tërheqin vëmendjen në formën më të mirë të mundshme te partnerët ndërkombëtar, për ta gjetur mirëkuptimin e tyre, raportojnë mediat serbe.

“Gjëja e vetme që serbët duan në Kosovës, është respekti, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave të njeriut për secilin. Nëse dikush arrestohet duhet të dihet arsyeja, familja duhet ta dijë ku është i arrestuari, nëse është mirë dhe nëse ka mjekim nëse është në terapi”, ka thënë ajo, transmeton Gazeta Express.Duke aluduar në serbin Dejan Pantiq, një i dyshuar për sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës, ajo ka thënë se njerëzit nuk mund të arrestohen dhe keqtrajtohen vetëm pse janë serbë. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...