Bërnabiq për dialogun Kosovë – Serbi: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira, pasi tha se atmosfera është “jashtëzakonisht serioze, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi”.

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink, raportojnë mediat serbe.

Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”, përcjell Gazeta Express.

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.

SHIKO MË SHUMË

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...

Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë

Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar për punimet në rrjet për ditën e sotme në disa zona,...