Bërnabiq kapet për Kurtin ndërsa flet për raportet me SHBA-në: Është Hitler i vogël

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e ka zënë në gojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Washingtonit.

Bërnabiq mendon se këto marrëdhënie kanë ndryshuar nga nisma e Ballkanit të Hapur.

“Ajo që ka ndryshuar është se ata tani dëgjojnë edhe anën tonë të argumenteve… Ata janë më eksplicit se BE-ja në atë kritikë ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit, për atë që nuk është bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë, duke mos u formuar Asociacionin”, ka thënë Brnabiq për TV Pink.

E pyetur për ta komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, i cili e quajti “Hitler të vogël” kryeministrin e Republikëssë Kosovës, Bërnabiq – siç nuk mund të pritej më shumë prej saj – e tha po të njëjtën gjë, përcjell Gazeta Express.

“Ai përpiqet ta krijojë një Shqipëri të Madhe, dhe kjo është ajo që propaganduan nazistët. Është adekuate ta quash Kurtin Hitler i vogël” tha Bërnabiq.

Sipas saj, në Kosovë ka shqetësim se situata mund të përshkallëzohet.

Ajo foli edhe për punën e mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga ana serbe. Presioni që Serbia ta bëjë këtë tha se është i përditshëm.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...