Bërnabiq: As Brukseli, Uashingtoni e as Prishtina nuk mund t’i shpëtojnë Asociacionit

PUBLIKUAR

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte vizionar kur siç tha ajo “10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Sipas saj, Asociacioni sot është diçka që nuk mund ta refuzojnë sot as SHBA-ja e as Brukseli, por as Prishtina, dhe pa këtë nuk ka zbatim të marrëveshjes, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha në TV Happy se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit dhe se atëherë të gjithë nënshkruan marrëveshjen, duke theksuar se sot “as Brukseli, as Uashingtoni dhe as Prishtina nuk mund të shpëtojnë nga Asociacioni”.

“Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Bërnabi

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...