Berishën e zëvendëson një tjetër shqiptar

PUBLIKUAR

berish-euml-n-e-z-euml-vend-euml-son-nj-euml-tjet-euml-r-shqiptar_hd

Skuadra australiane Brisbane Roar, është ende në kërkim të zëvendësuesit të kosovarit të larguar, Besart Berisha. Në vazhdën e hulumtimeve, australianëve u ka rënë në sy bashkëlojtari i Astrit Fazliut te Shkëndija, Mensur Kurtishi.

Siç njofton sajti i njohur ‘Goal.com’, ish-klubi i Berishës është gati për të kompletuar operacionin e transferimit të Kurtishit, i cili ka kontratë afatshkurtre me Shkëndijën, transmeton Tribuna.

Zhvillime të reja rreth transferimit të mundshëm të shqiptarit Kurtishi në Australi, pritet të ndodhin gjatë ditëve në vazhdim. Ndryshe, Berisha ka kaluar te skuadra rivale e Brisbane Roarit, Melbourne Victory. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...