Berisha, Zbogarit: Dalja nga kjo situatë janë zgjedhjet e lira

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Siç ka bërë të ditur vetë Berisha, gjatë takimit me Zbogar, ai i ka shprehur pikëpamjet e tija për gjendjen e rëndë, politike, ekonomike, mungesën e rendit e ligjit, mbylljen e qeverisë në vete dhe për krijimin e ambientit të rëndë e të paperspektivë për vendin e sidomos për të rinjtë.

“Në këto rrethana, kam shprehur mendimin se BE duhet të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në projekte, si dhe të ndihmoj në monitorimin e zbatueshmërisë së ligjeve dhe standardeve evropiane. Në kuptimin politik kam shprehur mendimin se dalja prej kësaj situate të rëndë janë zgjedhjet të cilat do të mundësonin që partitë politike të verifikoheshin përmes votës në opsionet e tyre që tashmë janë skajshmërisht të kundërta”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Parkingu i madh i Prishtinës prapa Pallatit të Rinisë falas gjatë kohës sa mbahet protesta kundër Gjykatës Speciale

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar qytetarët se parkingu prapa Pallatit...

Komandanti i Zjarrfikësve: Zjarri në Fushë Kosovë prej më të mëdhenjëve në dekadën e fundit

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi, ka bërë të ditur se zjarri i...

Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është takuar me kryediplomatin kosovar, Glauk Konjufca,...