Berisha tregon se kur mund të shkohet në zgjedhje

PUBLIKUAR

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka vlerësuar se në zgjedhje të parakohshme mund të shkohet duke filluar qysh prej muajit mars.

Në një prononcim për “Zërin”, ai ka thënë se opsioni i vetëm për të dalë nga kriza politike janë zgjedhjet.

“Marsi, eventualisht prilli i vitit të ardhshëm, besoj se do të jetë i pakapërcyeshëm, po nuk përjashtohet edhe nëntori i këtij viti”, ka thënë ai.

Sipas Berishës, koalicioni PDK-LDK është bërë i paqëndrueshëm, dhe kjo do të jetë edhe njëra prej arsyeve që do të shkohet në zgjedhje.

“Deri tash kanë menduar se mund të funksionojnë si koalicion, por tash edhe këta vetë janë bindur se ky koalicion ka qenë koalicion i interesave të ngushta personale të Hashimit dhe Isës”, ka theksuar deputeti i Kuvendit.

Ndërkaq, para dy dite, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk i ka problem zgjedhjet. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president Postimi i plotë: Të dashur qytetarë të Republikës së...

Nuk i dorëzoi 105 euro të gjetura nga udhëtarja në aeroport, IPK rekomandon suspendimin e policit

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të një zyrtari policor që...