Berisha tregon atmosferën në Përfaqësuese, beson në fitore

PUBLIKUAR

Njëri nga lojtarët më të mirë të Përfaqësueses së Kosovës, padyshim që është Bernard Berisha.

Djaloshi nga Peja ka shkëlqyer në ndeshjet e Kosovës, ndërsa ka folur edhe për atmosferën në skuadër.

Anëtari i skuadrës ruse Anzhi Makhachkala ka thënë se janë duke punuar me një përkushtim të madh në stërvitje.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por unë kam besim se do të kemi një fillim të mirë. Jemi duke punuar me zell e përkushtim dhe nuk mendojmë ndryshe veç se për fitore”.

“Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë që premton shumë. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe presim që të gëzohemi të gjithë. T’i gëzojmë adhuruesit dhe popullin e Kosovës”, deklaroi Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...