Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha duke folur në sallën e Kuvendit ka deklaruar se Rama është i sëmurë psiqik, ndërsa iu drejtua deputetit Pandeli Majko me fjalët “Pandi tani do të vijë radha për PS-në”.
“Çdo njeri që sheh atë e kupton që ka të bëjë me të sëmur psiqik. Pandeli mos buzëqesh me fjalët e mia, buzëqesh me largimin e Blushit. E nisi për ta marrë PSnë, përfundoi anash. Kurse ty do të të vijë PSja”, tha Berisha.


