Etrit Berisha nuk do të largohet nga Lazio, të paktën deri në qershor
Megjithëse pësoi dy gola në ndeshjen e djeshme, portieri i kombëtares sonë, Etrit Berisha duket se do të qëndrojë deri në qershor te Lazio.
Kjo sepse skuadra kryeqytetase dështoi në tentativën e saj për të afruar në merkaton e janarit portierin e Hajdukut të Splitit, Lovre Kalinic.
Portali i njohur italian Calciomercato.com bën të ditur se portieri kroat do të firmosë për Aston Vilën në Angli, çka do të thotë se ekipi italian duhet të hyjë sërish në merkato për të kërkuar një portier tjetër
Kujtojmë që për Etrit Berishën interesim ka shprehur skuadra greke Panathinaikos dhe ajo belge Club Brugge. /Telegrafi/


