Berisha: Presidentja të veprojë në natën e Kërshëndellave

PUBLIKUAR

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Anton Berisha, ka kërkuar që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të kërkojë që të lirohen deputetët e arrestuar dhe të akuzuar për pengimin e mbajtjes normale të seancave.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se “sonte, në natën e kërshëndellave, kur shqiptarët e besimit katolikë dhe jo vetëm ata, sipas traditës festojnë duke ndjellur mbarësi, paqe, bekim e shëndet për veten, familjen dhe për çdo familje shqiptare, nuk mund t’i ikim gjendjes nëpër të cilën është duke kaluar shteti ynë i dashur Kosova”.

“Ne, nuk mund të jemi të qetë dhe indiferent ndaj zhvillimeve të fundit të përpjekjeve të udhëheqjes sonë për të rrezikuar shtetin e vet, për të kënaqur orekset e Serbisë, ne nuk mundemi të plotësojmë dëshirat e disa byrokratëve evropianë në qëllimet e tyre që ta ‘pajtojnë’ Serbinë në kurrizin e shqiptarëve. Historia jonë e dhimbshme dhe vuajtjet e gjeneratave deri në gjakosje nuk na falin”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, është e pakuptueshme, që në natën e Kërshendellave, deputetë të Kosovës të ndodhën në arrest pikërisht për shkak të qëndrimit të tyre në mbrojtje të vendit të vet.

“Është e pakuptimtë dhe fyese për shtetin e për shqiptarinë, që deputeti Pal Lekaj, të festoj këtë festë me statusin e të arrestuarit, vetëm pse ai ka kundërshtuar një vendim të qeverisë, që edhe Gjykata Kushtetuese e nxorri të papërputhshëm me Kushtetutën e Kosovës”, ka theksuar Berisha. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...