Berisha: Opozita vazhdon rezistencën në mbrojtje të Kosovës

PUBLIKUAR

Deputeti nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha përmes rrjetit social Facebook i ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës që do të mbahet me datën 26 shkurt.

Berisha shpreson që rezistenca duhet “të rritet edhe më tepër për të mbrojtur kauzën opozitare”.

Lexojeni të plotë postimin e Berishës:

“Opozita e Bashkuar vazhdon rezistencën e saj në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Rezistenca duhet të rritet edhe më tepër për të mbrojtur kauzën opozitare e cila është ne mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe Republikës së Kosoves.

Protesta e paralajmëruar me 27 shkurt do të mbahet të premten me 26 shkurt.

Ftoj të gjithë qytetaret dhe aktivistët e subjektit politik në Kosovë të bashkohen në protestën paqësore dhe t’a shporrim këtë Qeveri kuislinge nga pushteti” (sic), ka shkruar Berisha.

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...