Berisha kërkon pasaportën australiane

PUBLIKUAR

Futbollisti shqiptar, Besart Berisha duket se do të bëhet ‘australian’ me letra.

Sulmuesi fantastik që është nga Kosova, ka kohë të gjatë në Australi dhe tani ka kërkuar të pajiset me pasaportën australiane.

Gjashtë vite kanë kaluar që nga transferimi i Besart Berishës në kampionatin australian, ku fillimisht ishte pjesë e Brisbane Roar dhe tani është pjesë e Melbourne Victory.

Berisha mendon të qëndrojë edhe më gjatë në Australi dhe kjo është arsyeja që ai ka kërkuar pasaportën australiane.

Mbetet të shihet nëse kërkesa e Berishës do të pranohet ose jo, pasi një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe dy shokët e tij, njëri nga Brazili dhe tjetri nga Franca. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...