“Bëre gjë me Eglin tani që dole” – Gjesti jep përgjigjen e papritur

PUBLIKUAR

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti, ishte I ftuar në “Portokalli”.

Aty u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj. Ky moment ka shkaktuar një reagim të shpejtë dhe shumë të ngrohtë nga ana e Gjestit.

Pas fitores së tij dhe çmimit prej 100 mijë eurosh në natën finale të Big Brother VIP Albania 4, Gjesti u përball me një pyetje humoristike nga Ukcenaj, i cili në rolin e “Minionit” e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole?”.

Foto: Screenshot/YouTube

Reagimi i Gjestit: “U kry!” – një përgjigje e shkurtë, që shkaktoi të qeshura të mëdha në sallë dhe përforcoi thashethemet mbi afrimin e tij me Eglin, duke bërë që momenti të bëjë xhiron e rrjetit.

Ky moment shënoi një hap të ri në jetën e Gjestit pas përfundimit të spektaklit. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli kishin krijuar një lidhje të veçantë, jo vetëm përmes diskutimeve të thella, por edhe për mbështetje që ofronin njëri-tjetrit në momentet e vështira.

Ky afrimitet ka nxitur spekulime për një marrëdhënie më të ngushtë mes tyre, e cila ka ngjallur interesim të madh tek fansat.

Gjesti nuk dha shumë informacione duke lënë të kuptohet se janë ende në fazën e njohjes dhe se nuk dëshiron të nxitohen për të vendosur etiketa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...

Lyrical Son bën thirrje publike: Ejani në “Marshin për Liri” më 12 shtator

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”,...

“Do të arratisem pa adresë”, Cllevio paralajmëron shkëputjen nga gjithçka

Cllevio ka bërë të ditur përmes një postimi se sot në orën 22:00 do...