Elios Bërbatovci është futbollisti i parë që ka përforcuar radhët e ekipit të Ulpianës nga Lipjani. Lajmin për arritjen e marrëveshjes e bën të ditur vetë futbollisti, i cili shprehet i lumtur që do të jetë pjesë e ekipit, i cili drejtohet nga trajneri Fadil Ademi. “Me zyrtarët e Ulpianës kam arritur marrëveshje që stinorin pranveror të jem pjesë e këtij ekipi. Jam i kënaqur që jam rikthyer sërish në këtë skuadër.
Po ashtu më gëzon fakti se do të punoj me trajner Fdail Ademi, i cili është një prej trajnerëve më të respektuar në vendin tonë. Po besoj që shumë shpejt do të arrij të komponohemi me pjesën tjetër të ekipit dhe në këtë mënyrë të jap më të mirën nga vetja, në mënyrë që të realizojmë objektivat e klubit”, u shpreh Bërbatovci për ‘Sport Plus’.
Tuje, ai tha se është i vetëdijshëm se i pret sfidë e vështirë për të siguruar mbijetesën. Megjithatë, sipas tij, ky objektiv është i arritshëm. “Pozita aktuale nuk na favorizon aspak, pasi ndodhemi në fund të tabelës. Jam i vetëdijshëm që në pranverë na pret sfidë e vërtet për t’u larguar nga zona e rrezikut. Mirëpo, me një angazhim nga të gjithë në klub jam optimist se misioni i sigurimit të mbijetesës është i realizueshëm”, përfundoi Bërbatovci, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Hajvalisë.
Ndryshe, Ulpiana stinorin pranveror do ta nisë nga pozita e fundit me vetëm tetë pikë të grumbulluara./GazetaSportPlus



