Beqiri: Kërkesa për zgjedhje të reja, shantazh i Thaçit

PUBLIKUAR

timthumb

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, kërkesën e shprehur nga një këshilltari i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, për shkuarje në zgjedhje të reja e sheh si shantazh ndaj partive të Bllokut.

Beqiri thotë për Politiko.net se Thaçi me këtë logjikë po tenton ta frikësojë njërën nga tri partitë që kanë krijuar Bllokun paszgjedhor, i cili sipas tij, ka dëshmuar se ka votat e nevojshme në Parlament për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryeparlamentarit dhe për formimin e Qeverisë.

“Nëse ai mendon se e frikëson dikë me këtë, atëherë ne mendojmë se ky është një lloj shantazhi për dikë nga partitë e koalicionit paszgjedhor. Ne i themi atij se e ka shumë gabim dhe shkuarja në zgjedhje të reja nuk është asnjëherë frikë e Bllokut. Por, nuk ka as arsye a as nevojë që Kosova të shkojë në zgjedhje kur ekziston mundësia për formimin e institucioneve kur dihet se Blloku i ka votat”, ka vlerësuar Beqiri.

Sipas tij, seanca e fundit ka dëshmuar se 83 deputetë janë në njërën anë dhe 37 në anën tjetër.

“Ata duhet ta pyesin veten pse e kanë sjellë vetën në këtë gjendje, që s’do askush të qeveris me ta. Përgjigja është shumë e qartë: për shkak të gjitha asaj që i kanë bërë vend dhe po ashtu është shumë e qartë se dëmet që i kanë bërë vendim janë të tilla që askush nuk do me qeveris me ta”, deklaroi Beqiri për Politiko.net.

Ndryshe sot në një intervistë për RTK1, Adri Nullerari, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se “pushtetin e jep kutia, jo tavolina, jo dallaveret”, ku rekomandon që debatet të bëhen brenda parlamentit për situatën politike në vend dhe të diskutohet jo vetëm legjitimiteti, por të freskohet marrëdhënia me popullin, përmes zgjedhjeve të reja.

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...