Beqiri: Edhe i vdekur Rugova po ju pengon kriminelëve (Foto)

PUBLIKUAR

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka dënuar largimin e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur akt kriminal.

Beqiri ka shtuar se “edhe i vdekur Rugova po i pengon kriminelët” ndërsa ka kërkuar që me këtë akt të merret policia.

“Te nderuar qytetarë, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës ndodhi një akt kriminal. Nga një qytetar bandit u hoq fotografia e Presidentit Historik Ibrahim”.

“Këtë akt kriminal e dënojmë ashpër, me atë veprim kriminal të merren organet e drejtesisë. Edhe i vdekur, ai po i pengon kriminelët, por vepra e tij do të jetë e përjetshme. Krenar për ju e me ju President Ibrahim Rugova”, shkruan Beqiri. /Telegrafi/

3

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...