Beqiraj e krahason Kosovën me Malin e Zi: Para 8 vjetësh edhe ne e mbushnim stadiumin

PUBLIKUAR

Sulmuesi shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, e ka krahasuar Kosovën me ekipin e tij kombëtar të para rreth një dekade, duke thënë se dikur edhe Mali i Zi e mbushte stadiumin plot dhe ishte ekip shumë optimist me dëshirë të zjarrtë për të fituar.

Mali i Zi e viziton të hënën Prishtinë për t’u përballur me Kosovën në ndeshjen e rrethit të shtatë të Grupit A kualifikues për Euro 2020 në stadiumin Fadil Vokrri, i cili pritet të jetë plotësisht i mbushur me tifozë dardanë si në çdo takim tjetër, raporton Gazeta Express.

Beqiraj, i lindur dhe rritur në Pejë, është i vetëdijshëm për atmosferën që do të mbretërojë të hënën mbrëma në kryeqytetin e Kosovës.

Mbi 12 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin që i zë rreth 13 mijë sosh, të enjten në fitoren e Kosovës 1:0 kundër Gjibraltarit në një ndeshje miqësore.

Stadiumi dhe atmosfera në Fadil Vokrri të hënën pritet t’ia bëjnë natën edhe me të vështirë Malit të zi të Beqiraj, i cili është në kërkim të fitores së parë në Grupin A.

Beqiraj beson se ka ngjashmëri mes kësaj Kosove dhe Malit të zi të para tetë vjetëve, sidomos në entuziazmin e tifozëve dhe optimizmin e lojtarëve.

“Kosova ka ekip të ri, me shumë lojtarë që luajnë në ekipe të mira. Kombëtarja e Kosovës ma kujton Kombëtaren tonë të para 7 apo 8 vjetëve, kur stadiumi mbushej plot, kur ishim plot optimizëm dhe kishim dëshirë për ta dëshmuar veten. Nuk them se tani na mungon dëshira, ne luftojmë dhe e duam fitoren por jemi duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Shpresoj se do ta ndryshojnë gjërat shumë shpejt, duke nisur nga loja me Kosovën” tha Beqiraj.

Mali i Zi përfaqësohet me Kombëtare në futboll që prej vitit 2007, menjëherë pasi vendi u pavarësua nga Serbia. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...