Beqaj: Mesazhi i Jacobson vjen nga frika për protesta të dhunshme

PUBLIKUAR

Beqaj: Mesazhi i Jacobson vjen nga frika për protesta të dhunshme

Porosia e ambasadores amerikane për liderët e partive politike në Kosovë, ka qenë mjaft e qartë. Kështu thotë analisti politik, Behlul Beqaj. Sipas tij,ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë sërish për ta zgjidhur situatën, nëse dëshirojnë ta shpëtojnë Kosovën.

Sipas Behlul Beqajt, frika nga protestat e që eventualisht mund të kishin qenë të dhunshme ose mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do t’i acaronin edhe më shumë liderët e partive ndërmjet vete, ka shtyrë Ambasadën amerikane që të çoj mesazhe të tilla për liderët partiakë.

Ai tha për Radio Dukagjinin se liderët e partive nuk mund të gjejnë zgjidhje, meqë të dyja palët janë barrikaduara.

“Nuk zgjidhet kriza duke u barrikaduar. Porosia është e qartë, pushteti nuk është mburojë për ju që jeni në pushtet e as për ju që nuk jeni në pushtet. Ju jeni servis i qytetarëve“, ka thënë Beqaj.

Beqaj shtoi se politikanët e vendit ende nuk janë pjekur. Sipas tij është momenti i fundit që ndërkombëtarët të ndërhyjnë për të tejkaluar ngërçin nëse dëshirojnë që Kosova të shpëtohet.

“Këta politikanë sa janë produkt i popullit ku ekziston një përgjegjësi e secilit prej nesh deshëm apo nuk deshëm të pranojmë. Jemi pjesë e përgjegjësisë në të cilën kanë kontribuar edhe ndërkombëtarët. Andaj është momenti që ata, nëse për asgjë tjetër, për shkak të konceptit të tyre për demokracinë duhet intervenuar për ta shpëtuar Kosovën nëse nuk dëshirojnë të shkojnë drejt shtetit të dështuar“, konsideron Beqaj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për...

Momenti kur Albert Sylaj u dorëzua në stacion policor i prangosur, pas arrestimit diku në malet e Deçanit

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, është...

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...