Beogradi paralajmëron shëtitore pranë urës në Mitrovicë

PUBLIKUAR

foto (1)
Drejtori për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar të dielën gjatë qëndrimit në veri të Mitrovicës, ndërtimin e një shëtitoreje dhe sheshi pranë urës së Ibrit.

“Ne dëshirojmë që në bazë të vendimit të qeverisë lokale në Mitrovicë, si dhe në mbështetje të qeverisë së Serbisë, muajt e ardhshëm Mitrovica të ketë rrugën e saj të ‘Knjaz Milloshit’e cila do të pasqyrojë mburrje për popullatën serbe të Kosovës”, ka thënë Gjuriq para gazetarëve.

Sipas tij, punimet për ndërtimin e kësaj shëtitore do të fillojnë për disa ditë.
Ai gjatë ditës ka vizituar edhe banorët serbë të lagjes problematike ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës

SHIKO MË SHUMË

Mendimi për motin: Nesër më shumë intervale me diell

Mendimi për motin – 17.10.2025 Ditën e diel vranësirat fillojnë të shpërndahen. Pasdite më pas...

KQZ-ja përditëson të dhënat nga QKN-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit rreth verifikimit të rezultateve...

Kurti: Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në...