Benzema: Viti 2021 ishte më i miri për mua me Real Madridin

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madridin, Karim Benzema, pati arsyeje për festë edhe këtë javë, pasi e fitoi çmimin e më të mirit nga Shoqata e Shtypit të Sportit në Madrid.

Emiliano Butragueno e pranoi çmimin në emër të sulmuesit francez, i cili më pas pozoi me trofeun në qendrën stërvitore të klubit Valdebebas të martën, raporton Gazeta Express.

Benzema foli për një vit të mahnitshëm që e kishte me madrilenët.

“Jam i lumtur dhe krenar që e fitova këtë çmim. Ishte viti im më i mirë sepse shënova shumë gola, bëra shumë asiste dhe i ndihmova ekipit të fitonte”, tha Benzema për Real Madrid TV.

Deri tani këtë sezon, Benzema i ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat për Real Madridin.

Ai ia ka dalë t’i shënojë 24 gola dhe t’i ofrojë nëntë asiste në ato paraqitje. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...